Kryeministri Edi Rama ka qenë  sot në Shijak ku ka inspektuar punimet për rindërtimin dhe në kantierin në lagjen e re të Shijakut ka takuar një punëtor të quajtur Lulzim Basha.

Teksa takoi punëtorin, Rama thumboi kryedemokratin Basha, duke thënë se punonjësi është më i miri pasi sipas tij jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.

“Ky është Lulzim Basha, punonjësi më i ri që kemi”, tha Elton Arbana.

“Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë”, tha Rama.

Rama thotë se rilindja pas tërmetit vazdon me kopshtet dhe shkollat ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale.

VERITAS.COM.AL