Financimi i pallateve të dëmtuara po bëhet nga vetë ndërtuesit, por sipas standardeve të Eurokodit

Në zonën e plazhit në Durrës kanë nisur punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Një prej tyre është inspektuar paradite nga kryeministri Rama.

Në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se rindërtimi i tyre është financuar nga vetë ndërtuesit dhe të miratuara sipas standardeve të Eurokodit.

Pallatet e shkallës DS3 e kanë mbajtur mirë goditjen strukturalisht, por me këto përforcime do të jenë shumë më të forta se sa përpara tërmetit.

Teksa ka parë nga afër situatën, kreu i qeverisë bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren.

Ministri Çuçi: Është godinë 6-katëshe. ka pasur dëmtime mesatare. Në këtë pallat jetojnë 40 familje. dëmet kanë nisur nga poshtë. Pas punimeve, kjo godinë është e sigurt. Në Durrës kemi numrin më të madh të pallateve, me DS3 dhe DS2.

Inxhinieri: Po përforcojmë kolonat. Po bëjmë punimet nga bodrumi poshtë. Kemi bërë ashensorët. Kemi mbathur kolonat dhe i kemi zgjedhur. Që objekti të jetë sa më i fortë dhe i qëndrueshëm.

Rama: Ka mbajtur mirë sidoqoftë. Sa do zgjasë?

Inxhinieri: Kjo punë e ka 3 muaj

Rama: Më shume ka rendësi qe ta shohin dhe te tjerët, dhe njerëzit qe presin qe te hyjnë ne keto godina. Eshtë psikologjike. Dhe unë te isha…, pasi pasi nuk mund te futen ne një shtëpi ku mendojnë se do i këputen kolonat.

Veritas.com.al/