Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të zonave të përmbytura në Shkodër tha se situata që po kalon vendi po shtrembërohet.

Ai u shpreh se situate gjatë qeverisjes Berisha situate ishte më e keqe se sa situate gjatë ditëve të fundit në disa zona të vendit.

RamaShqetësim i madh është se po u bëhet një shtrembërim i situatës, në kanale, portale.

Spiropali: 14 mijë hektarë në 2010-ën, e kanë kthyer të vërtetën përmbys, uji vinte deri në çati.

Rama: Janë hektarë të përmbytur por mos harrojmë se kemi ndryshim të kanalizimeve, kullimit, këtu është bërë ça është bërë në strukturat vendore, nuk dua të fajësoj njeri, por të thuash se erdhi si rezultat, u përmbys dynjaja u bë qameti nga kaskada, është një skandal i vërtetë. Në Shkodër tek harku i Bërdicës në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha bëri fajtor qeverinë Rama për përmbytjet në Shkodër, pasi sipas tij u hapën digat e hidrocentraleve.

Sipas tij, situata me të cilën përballen sot shkodranët  është krim në bashkëpunim, pasi Korporata Elektroenergjetike nuk njoftoi asnjë zyrtar lokal  për pasojat  katastrofale që do kishin  nga  shkarkimi i ujit