Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës.

Rama tha se kjo është një skuadër në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Ndërkaq kryeministri theksoi se pandemia spostoi projektet e PS.

‘Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Të të gjitha moshave të të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor është një zgjedhje për partinë por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër.

Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë”, tha Rama.

Vijon…