Pas përfundimit të marshimit- protestë të opozitës ka reaguar në Tëitter kryeministri Rama, i cili i kërkon dialog sërish Lulzim Bashës, kryetar i PD. Zoti Rama ia dërgon mesazhin me një gjuhë të thjeshtë, me të cilën është marrë vesh edhe në vitin 2017, maj, gjatë marrëveshjes para zgjedhjeve. Kryeministri i drejtohet politikanit opozitar: “ Luli kur do flasim?”.
“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund- shkruan Rama. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe, po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, shkruan Rama.
Veritas.com.al/