Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandatave, gjatë një takimi publik sot në Gjirokastër, me temë “Bashkia që duam”.

Rama tha se kjo lëvizje e demokratëve lidhet me frikën e Bashës për një tjetër humbje në zgjedhje.

Sipas Ramës, opozita nuk është bërë popull siç pretendon por thjesht ka tradhtuar popullin që e ka zgjedhur për të shkuar atje dhe për ti përfaqësuar.

“Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të gjithë së bashku të ecim duke e rritur ritmin dhe patjetër që të kujdesemi dhe për të gjithë miqtë tanë demokratë të cilët u tradhtuan nga përfaqësuesit e tyre në mënyrën më të habitshme dhe në një mënyrë që  historia e demokracive parlamentare nuk e njeh, duke refuzuar mandatin e deputetit.

Ata nuk janë bërë popull siç pretendojnë, por thjesht kanë tradhtuar popullin që i ka zgjedhur për të shkuar atje dhe për ti përfaqësuar. Dua t’jua them të gjithë demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato që thuhen, kjo ka lidhje me ato që dihen. Ata e dinë shumë mirë që ne nuk kanë asnjë shans që të na mundin dhe e thonë edhe vetë.

Së dyti, Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër se edhe ata që e mbajnë, madje edhe ai që e ka caktuar të rrijë aty, nuk do ta pranonin dot më që të vazhdonin ta mbanin aty. Kështu që thotë më mirë po i iki fare betejës sesa të futem në betejë dhe të dal i humbur. Por do të dalë ai dhe partia e tij bashkë me partinë simotër shumë më të humbur sesa çdo të dilnin të humbur nga zgjedhjet.

E fundit, ata janë në panik sepse e shohin që nuk kanë më asnjë mundësi që ta pengojnë drejtësinë, nuk kanë më asnjë mundësi ti mbyllin rrugën siç ja kanë mbyllur për vite të tëra drejtësisë dhe e dinë të gjithë shqiptarët që drejtësia e re ka disa punë me ta dhe ata duke braktisur Kuvendin dhe duke u përpjekur njësoj si të mbyturit që kapen pas fijes së barit të kapen pas iluzionit që mund ta tërheqin për hunde  këtë popull në rrugën e rrëmujës dhe në rrugën e destabilizimit për tu bërë tym e flakë pastaj për tu zhdukur dhe ata mes mjegullës apo për tu djegur në ato flakë dhe llogaritë e tyre me të shkuarën nuk ka asnjë shans të funksionojë.

Ajo që unë ju them është se nuk është mirë që ata u larguan por nga ana tjetër është pak por e sigurtë që ata Shqipërinë mbrapa nuk kanë për ta kthyer dot dhe se ata rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara dhe për tu bërë një vend normal nuk e hedhin dot më në erë.

Fatkeqësisht nga veprimet e tyre dëmtohen njerëzit e zakonshëm, dëmtohen ata që kanë një biznes, ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi dhe konsumatorët, kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve ku ata rikthyern fantazmën e dhunës mbi institucinet por ajo fantazëm që u shfaq për një moment ju e patë që u zmbraps me sukses të plotë.

Të jeni të sigurt se ne jemi me të drejtën dhe se ne në rrugën tonë të drejtë do të jemi dhe më shumë. Edhe më shumë njerëz do të kuptojnë qartësisht se politika e sherrit, rrëmujës, përçarjeve për të arritur deri në dëmtimin e qëllimit të interesave të vendit dhe imazhit të vendit nuk sjell gjë të mirë për ta, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre.

 

Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi do ta kujtojnë shumë shpejt, flas për ata që deri sot kanë shpresuar tek të arratisurit nga Kuvendi, se rruga e drejtë është rruga e të qëndruarit të së cilit në detyrën e vet. Ne jemi këtu për të bërë këtë” u shpreh kryeministri.

Veritas.com.al/