Kreu i qeverisë Shqiptare Edi Rama është shprehur se situate në veri të Kosovës është shumë shqetësuese përsa i përket pozitës së saj tek ndërkombëtarët.
Rama në fjalën e tij është shprehur se është për tu shqetësuar fakti që Kosova po tkurret në sytë e atyre që e krijuan si shtet.
“Arsyeja se pse e ndaj publikisht sot është sepse situate po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë sesi Kosova tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera ai ka theksuar se shqetësuese për të nuk është Serbia pasi ai kërcënim ka marrë fund më 1999, por shqetësuese janë tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja.
Sipas Ramës kërcënimi i Serbisë është një mision i mbyllur që përdoret nga politikanët në Kosovë për të bërë politike të brendshme.
“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët por jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës dhe për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke filluar nga pasojat e rritjes së numrit të trupave në Kosovë që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Ose një gjë që do të thotë humbja e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi dhe një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vet institucionale duke hapur rrugën që të kalojë në kontrollin e trupave të huaja që do të ishte një gjë e tmerrshme për këto jam shumë i shqetësuar. Nuk ka kërcënim për Kosovën, ai është vetëm në mendjet e politikanëve në Kosovë si një mënyrë për të bërë politikë të brendshme, Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën në 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që ti preke Kosovës një fije floku”, është shprehur ndër të tjera ai.
Rama ka komentuar edhe faktin nëse Kurti mund të shpallet non grada nga SHBA, ku ka theksuar se ajo që është më shqetësuese në këtë rast është fakti se sot në lojë është Kosova si e tërë, jo vetëm një individ.
“Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por e Kosovës si e tërë, unë dua vetëm suksesin e Kurtit, të qeverisë së Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shikoj duhet që të ndahet me të gjithë pasi është një kërcënim i madh që nuk i vjen nga Serbia por nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku Kosova është e humbur”, ka thënë Rama.