Roma fitoi mbrëme UEFA Conference League duke mposhtur 1-0 Feyenoord në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama shprehu sot falënderimet për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë.

Rama u shpreh krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.

“Mirëmëngjes dhe me falënderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kjo ishte finalja e parë e këtij kompeticioni evropian, teksa është finalja e parë e një kupe evropiane që luhet në Shqipëri.