Kryeministri Rama duke paralajmëruar prerë se ligji do të veprojë ashpër kundër kujtdo që do të cenojë procesin zgjedhor, vuri në dukje se kush prek dhe dhunon kutitë e votimit ose edhe të drejtën e qytetarëve për të votuar, duhet të marrë parasysh edhe faktin se mund t’u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE.

“Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe- djeg veten, jo zgjedhjet. Duhen informuar se jo kushdo e di që kodi është shumë i ashpër në këtë aspekt dhe jo nuk ia vlen te digjesh, por mund të të fusë ne listën e zeze te te dënuarve për krime zgjedhore qe do t’u hiqet edhe e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE”, tha ai.

Më tej Rama theksoi se në çdo qendër që do të dokumentojmë me video, audio, fotografi çdo veprim në kundërshtim me ligjin, jo qeveria, e cila do ta bëjë detyrën e saj, ashtu si policia dhe çdo agjenci ligjzbatuese do të bëjmë detyrën e tyre.

Veritas.com.al/