Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, mbajtur në Glasgow, Skoci, pjesë e së cilës ishte edhe aktorin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, i cili është njëherësh edhe një ambasador i mbrojtjes së natyrës. Rama është takuar me DiCaprio duke e postuar në Instagram krahas së cilës shkruan “Kur je komshi me Leonardo DiCaprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”.
Aktori Di Caprio është mbrojtës i natyrës dhe postimet e tij për mbrojtjen e Vjosës kanë qenë të shumta. Po ashtu edhe qeveria Rama, para 1 viti është shprehur se nuk do të lejojë shkatërrimin e Vjosës.
“Qeveria jonë e ka shpallur park kombëtar Vjosën e sipërme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me parkun. Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, ka thënë Rama.