Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter, teksa emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga Bild mesditën e së hënës.
Rama i bën thirrje Prokurorisë që të vijojë intensivisht hetimet, në mënyrë që, siç thotë ai, të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit.
“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, shkruan Rama.
Veritas.com.al/