(Foto Arkiv)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë të mërkurën pasdite anëtarët e Asamblesë Kombëtare.
Gazetarja e ABC News Esiona Konomi raporton se mbledhja do jetë online dhe të pranishëm janë drejtuesit politikë në 12 qarqe të vendit.
“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi./