Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hënë një mbledhje online me drejtuesit politike të qarqeve për voten e diasporës.

Mësohet se drejtuesit kane raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë.

Kujtojmë që ditën e nesërme, Rama do të jetë në Bruksel, pasi Shqipëria do të hapë negociatat për klasterin e 6-të “Marrëdhëniet me Jashtë”, që përfshijnë politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *