Edi Rama: Gjirokastra ishte një vend ku mundësitë për të qëndruar ishin sa gishtat e njërës dorë. Sa mund të vinin të ndalonin e të rrinin, pa llogaritur Përmet, komplet xhep fallco. Lidhjet e infrastrukturës që janë bërë në gjithë këto vite, nuk është problemi thjesht kilometra po është ndërruar komplet koncepti si investohet në rrugë.

Do vijojmë me këtë, ka ende një potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar duke u kthyer te Europa, dua ta ndaj këtë gjë me ju. Ata thonë s’ka ca thotë më Rama, dhe ka nxjerrë lojën me pasaportën. Ndërkohë ne kemi ca themi,por kjo e pasaportës, është dicka e jashtëzakonshme për shumë arsye, por duke u kthyer pse jemi ne këtu. Ne mundësitë për të mbështetur i kemi rritur, por tani rriten edhe kërkesat për mbështetje. Kërkesat për të marrë mbështetje për agroturizmin janë shumë më të mëdha.

BE na ka krijuar një mundësi mbështeje shumë më pak se 200 milionë euro gjithë këto vite. Në momentin kur marrim pasaportën si anëtare e BE, Shqipëria 300 milionë euro i merr në vite. Në totalin e vet, mbështetja që kemi patur 1 miliardë e dicka, me anëtarësimin këto euro Shqipëria i merr cdo vit. Dhe mos harroni 1 miliardë që kemi marrë deri tani është kredi e butë, ndërsa si anëtarë të BE do të jetë i falur, si buxhet i familjes së përbashkët. Fisi aty ka një arkë që e shpërndan sipas nevojave të vendeve. Pra është një kapërcim epokal për Shqipërinë, dhe është te dera.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *