Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me sipërmarrjen analizoi lehtësitë, që mund të aplikohen në këtë fushë, ndërsa u ndal tek problematikat e sektorit të ndërtimit. Ai tha se shoqëritë e ndërtimit do duhen të paguajnë 3% e vlerës aty ku ndërtojnë.
“Çoni letra dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit. Ju duhet t’i jepni 3% aty ku ndërtoni. 3 të jepet aty ku ju ndërtoni dhe që sa u takon njerëzve në Tiranë, të cilët duan të përfitojnë nga to programe. Ne nuk jemi këtu për taksat dhe jemi këtu për procedurat dhe këtu ne po bëjmë një analizë të procedurave të lejeve të ndërtimit, sidomos ato që lidhen me turizmin, të cilat hasin herë pas herë problematiken e gjithë dokumentacionit, që lidhet mbi pronësinë për shkak konfliktesh dhe mbivendosjes. Megjithatë koha është e gjatë dhe duhet shkurtuar dhe ne do ta shkurtojmë kohën”, tha Rama.
Shefi i qeverisë përmendi sektorin e turizmit, ndërsa paralajmëroi se strukturat akomoduese vitin e ardhshëm do të kenë një çmim reference sa i takon taksave. Ai theksoi se duke parë trendin aktual, brenda dhjetorit, numri i turisteve mund të kap shifrën 10 milionë.
“Ne duam t’ju lehtësojmë maksimalisht , por nga ana tjetër ju duhet të kontribuoni mbrapsht atë që është e shkruar, jo më shumë. Ju mendoni hotelet në bregdet, ju e dini shumë mirë, nuk është sekret, mjafton të bësh disa sondazhe të vogla nëpërmjet drejtorisë së taksave, për të kuptuar se tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen. Tjetër është niveli i okupimit dhe nivelit që deklarohet. Edhe hotelet duhet të përgatiten që do keni çmim referencë, por kaq ti do t’i japësh shtetit. Ne kemi 1.1 milionë turistë në shtator dhe nëse dhjetori do jetë në këtë trend, ne mund të kapim 10 milionë turistë, por me siguri do kalojmë 9. Si për shitjen e apartamenteve dhe për dhomat nëpër hoteleve, nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse t’ju themi se jo, ne nuk e pranojmë që tu marrim juve tvsh 6% për këtë shifër që na jepni j. Ne do tua marrim këtë 6% se na thotë tregu”, tha ai./