Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e tij zyrtare në Estonia, ku u prit nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal.

Gjatë vizitës në kryeqytetin estonez, Talin, kreu i qeverisë mori pjesë edhe në “Lennart Meri Conference”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuar në sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Rama vlerësoi mikpritjen e autoriteteve estoneze dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë forum ndërkombëtar.

“Me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës”, shkroi Rama.

Konferenca “Lennart Meri” mbledh çdo vit liderë politikë, diplomatë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për të diskutuar mbi sfidat globale, sigurinë europiane dhe zhvillimet gjeopolitike.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *