Kryeministri Edi Rama foli për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se nuk ka asnjë dakordësi me Vucic por dha mesazhin e qartë se e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara.

“Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për zjarret dhe njerëzit do të kenë mundësi të shikojnë provat e këtij mekanizmi për të ndihmuar njëri tjetrin, me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarreve. Më mirë të digjen pyjet se sa të na ndihmojnë “shkjau”. Unë nuk i besoj këto, unë besoj fort se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhim dhe konfliktet, aq më shumë mundësi ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një temë për të cilën unë nuk kam asnjë dakordësi me presidentin e Serbisë.

Por këtu zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose kjo mosdakordësi kthehet në një konflikt permanent me të gjithë boshllëqet që mbeten në ekonominë tonë, në sigurinë tonë e kështu me radhë, ose e kundërta duhet bërë, të afrohemi sa më shumë që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin dhe në fund njerëzit të jenë të vetëdijshëm që e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara”, u shpreh Rama.