Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke kaluar shifrën prej mbi 100 mijë vizitorësh edhe gjatë vitit 2025. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai e cilësoi këtë arritje si një tregues domethënës të rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore shqiptare.
“Mirëmëngjes dhe me këtë lajm të bukur nga Berati, ku për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. / abcnews.al /
Komente