Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se nuk është çudi që disa kandidatë që do të garojnë për deputetë më 25 prill të skualifikohen nga gara.

Ndërkaq ajo shtoi se nga SHBA janë shpallur non grata 3 persona, po emrat nuk dëshiroi ti përmendë.

Ndërsa për votuesit tha se duhet të bazohen edhe te dyshimet e SHBA lidhur me kandidatët.

“Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partritë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme. Prandaj mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit. Amerika ka qenë  e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër.

Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara. E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar.

Disa nga partitë, sipas saj, i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër por disa jo.

“Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar (nuk do i përmend emrat e tyre  dhe nuk do dalin nga goja ime,  por mund ju mund ti shihni dhe ti gjeni). Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoje që paritë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve  mund të s’kualifikoheshin.

Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për partitë por dhe për kandidatët e tyre. Blerja e votës kam dëgjuar se është një problem jo vetëm në Elbasan por në të gjithë vendin, atyre që përpiqen të blejnë votën u themi se jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj.

Për ata që u kërkohet të  blihet vota do ju thoja që vota juaj është pushteti juaj. Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit të fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që KQZ do të ndalojë përdorimin e celularit brenda vendit të votimit dhe i takon autoriteteve  që ta bëjnë më të vështirë blerjen e votës. SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike është i sinqertë dhe shumë troç, sipas stilit tim. Unë kam besimin që Shqipëria do të mbaje zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është pritshmëria ime”, vijoi ambasadorja.

VERITAS.COM.AL