Sot po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Parisë Socialiste, në qeverisje.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama njoftoi fillimin e një fushate derë më derë e ngjashme me atë fushatës zgjedhore por dhe me votëbesim të kryetarëve socialistë të bashkisë. Qëllimi i fushatës- siç u tha në Asamble, është që pastrohen dyshimet që lënë fjalët e Opozitës që sipas Ramës është “hata e madhe dhe lukuni njerëzish”.

Kryetari i PS dhe kryeministër, njëkohësisht, e trajtoi akuzën publike mbi qeverinë si “arrogante” , si një kërcënim dhe armik që vjen nga jashtë.

Edi Rama:

“Sot qeveris e majta mund të jetë shumë më mirë, mirëpo ky është proces sa i lidhur me shifra aq i lidhur me njerëzit për këtë arsye ne do të bëjmë këtë fushatë ku do të tregojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë.

Dhe do të kuptojmë si do t’i shpëtojmë ne një kërcënimi shumë të madh për PS e qeverinë tonë. Kërcënimit që ne të etiketohemi  përfundimisht si arrogantë. Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë?

Duhet ta kuptojmë dhe ndajmë cilat pjesë të qeverisjes sonë, konsiderohet arrogante sepse është e drejtë dhe ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme dhe cila pjesë e qeverisë tonë është padrejtësisht arrogante me njerëzit”.

Veritas.com.al/