“Nuk mund të jem më i përulur sesa kaq nga mikpritja që më është ofruar sot. Dhe nuk mund të ndihem më i nderuar nga fjalët që presidenti përdori për të përshkruar natyrën e marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe të marrëdhënies tonë personale. 8 vjet më parë në ministerialin  e tretë, presidenti tha dhe citoi se korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo përvojë e re bashkëpunimi midis vendeve, kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare do të shtrihet në shumë fusha të tjera parashikoi ai. Dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë e korridorit jugor është shndërruar një një urë bashkëpunimi intensiv duke sjellë më pranë vendet, kompanitë dhe institucionet ndërkombëtare financiare me një format që vetëm sa shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Pra sot jemi të gjithë dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt ndërsa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëngshëm natyror, Korridori Jugor do të mbetet një prej burimeve të pakta, të qëndrueshme dhe konkurrueshme të transportimit të gazit që vjen në BE. Me përqindjen e gazit rus që po bie, nga 40 në aktualisht 8 përqind dhe së shpejti në zero përqind dhe në agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe Rajoni Kaspik, anë thelbësorë për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit transadriatik që është një lidhje jetike në korridorin jugor të gazit, synojmë të kapitalizojmë më tej në këtë korridor, duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së riperteritshme”, tha Rama.

vijon…