Pas deklaratës së kryetarit të PD, Basha, se duam bashkëpunim me PS ‘por pa Ramën’, kryeministri dhe kryetar i PS, Edi Rama ka evokuar në seancë plenare sot atë çfarë ndodhi para dy vjetesh.
“Nuk besoj që për ju këtu është e vështirë t’i bëni një thirrje të shpejtë kujtesës për situatën ekzaktësisht 2 vite më parë në këtë periudhë kur në bulevard u ngrit një çadër dhe nga ajo çadër nisi një rrugëtim për të ndërtuar një republikë të re me kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe tranzitore për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre që sot janë larguar përfundimisht nga ky parlament.
E mbani mend të gjithë se ne vumë interesin e vendit mbi interesin e ngushtë politik dhe faktikisht bëmë një hap të panjohur në historinë e konflikteve politike në Shqipëri duke i vënë në dispozicion opozitës të gjitha ato që kërkuan. Gjithçka.
Edhe duke marrë mbi vete pakënaqësinë e pjesës dërrmuese të mbështetësve tanë. morën ministrinë e Brendshme, morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Shëndetësinë financat, me idenë se këto ministri ishin ministri elektorale dhe PS mund t’i përdorte për qëllime elektorale. Pse? Sepse këtë gjë kishin bërë kur kishin qeverinë”, tha Rama.
Veritas.com.al/