Kryeministri Edi Rama deklaroi se përveç bonusit të fundvitit, për pensionistët do të kenë edhe një tjetër bonus në pranverë.
Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se do të krijohet në ditët e para të dhjetorit, pranë Bankës së Shqipërisë, një fond për bonusin e dytë.
Ky bonus, sipas Ramës, do të shpërndahet në pranverën e çdo viti.
“Ky nuk është thjesht një hap i rëndësishëm në aspektin buxhetor, ky është hap kuptimplotë në drejtim e shpallur për ta mbyllur rrethin e qytetarëve përfitues, duke filluar më në fund të përfitojnë edhe pensionistët. Nga ana tjetër, ky nuk është i vetmi hap, sepse paralelisht me shpërndarjen, në ditët e para të dhjetorit do të krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë edhe fondin e bonusit të dytë. Do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhuave vjetore të pensionsitëve, duke ndarë një shumë të fituar nga rritja e ekonomisë”, theksoi ai.
Komente