Kryeministri Edi Rama është pjesë e samitit të Këshillit të Evropës, ku fjalën e tij e ka nisur me akuzat e pabaza që po bëhen ndaj ish liderëve të UÇK në Hagë.

Më duhet që të bëj një rrëfim të pakëndshëm, pasi si shqiptar është e pamundur që të heq paralelet mes Ukrainës e presidentit Zelenski mes Kosovës dhe Presidentit Thaçi. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia ndaj luftës së Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi në këtë Këshill.

Ai ka theksuar se kjo ishte një propagandë djallëzore që nisi nga presidenti Putin, për njollosje kriminale të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kërkoj ndjesë sepse më duhet të bëj një rrëfimin jo fort të këndshëm, si shqiptar është e pamundur të shmang heqjen e paraleles mes Ukrainës Kosovës, Zelenskyt e Thaçit. Në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të këtij këshilli. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e mbështetur në një raport të 2011 të këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit në KiE. Akuza të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore, kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë mu duk sikur pashë Zelnskyn 10 vite më vonë gjykuar nga nje gjykatë ngritur nga të njëjtat akuza absurde. Është shkurajuese të dush ku situata ku përfshihet Thaci dhe ushtria e Kosovës  e pati zanafillën para KIE. Asambleja e KiE ka detyrimin të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet të hapë rrugën të tërheqë mbrapsht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë të trafikut të organeve, ka thënë ai.