Kryeministri Edi Rama po zhvilllon një vizitë në Turqi  për të finalizuar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave anticovid.

Në një postim në twitter, Rama bën të ditur se gjatë kësaj vizite në Stamboll pritet të arrijë marrëveshje për një numër të konsiderueshëm vaksinash.

Rama shprehet se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se objektivi kryesor në këtë situatë është nisja e vaksinimit masiv për të moshuarit.

“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

VERITAS.COM.AL