BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama duke folur për mediat bashkë me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbyllur negociatat.

“Ndaj vendit dhe rajonit tonë, diçka që e vlerësoj shumë. Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik, aktivitet i rëndësishëm por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Do të flasim për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të përmbyllur të gjitha negociatat”, tha Rama.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se në muajin maj do të nisë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi rrugëtimin që ka bërë Shqipëria në përpjekjet për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

“Së pari, është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën, Së dyti, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-stratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në BP është BE dhe anëtarësimi në të. Do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, në të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit politik që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë”, theksoi ai. /abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *