
Kryeministri Edi Rama thotë se anëtarësimi në BE është një aktualitet dhe nuk duhet humbur ky shans.
Nga Vlora, Rama u shpreh se BE kërkon të zgjerohet me anëtarë të rinj dhe se negociatat me Shqipërinë do t’i mbyllë në vitin 2027.
“Na është hapur dera që anëtarësimi në BE të jetë një aktualitet. Nuk ka qenë deri dje. Zgjerimi nuk ka qenë në rendin e ditës. Këtyre analistëve të rrjeteve sociale, iu them që kur htoni, pse nuk e futet 12 vjet në BE Shqipërinë dhe do e fusni këto 4 vite, nuk dini çfarë flisni. Ne jemi sot të barabartë dhe na thonë, duam të fusim Malin e Zi dhe Shqipërinë në BE.
Është bashkuar ylli i fatit tonë me yllin e fatit të Evropës. Përtej kësaj, ata duan të zgjerojnë BE dhe duan të marrin anëtarë të rinj tani. Si mund ta humbim ne këtë shans? Të diskutosh tani për kë do votosh, ne jemi në kohën dhe vendin e duhur.
Ne mendojmë se jemi edhe forca e duhur. Në kohën e duhur ndodhemi ne sot, si PD në 1991-1992. Të votosh sot për PS, nuk do të thotë të jesh mbështetës i PS apo të jesh dakord me çfarë ka bërë PS”, theksoi ai./
Komente