Kryeministri Edi Rama thotë se nga dita e nesërme, muzika në lokale dhe klube do të lejohet deri në orën 23:00.
Shtyrja me jë orë vjen pas protestës së dhjetra lokaleve përgjatë Lungomares në Vlorë dhe në Shëngjin.
Rama gjithashtu njofton se muzika do të lejohet përgjatë gjithë natës vetëm në ato pika që janë larg zonave të banuara.
“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.