Gjatë një takimi on-line me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u ështe pergjigjur pyetjeve te shumta te gazetareve te shumte. Interesimi i njeres nga mediat ishte nese Partia Socialiste do te kete koalicion qeverises ne zgjedhjet e ardhshme me Levizjen Socialiste per Integrim (LSI).
Kryeministri Rama u pergjigj duke mohuar se do të ketë më një koalicion me LSI, pasi sipas tij kjo forcë ka degraduar vazhdimisht dhe se programi dhe bindja e PS nuk përputhet më me atë të LSI.
“Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi.
Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye. Po e përjashtoj këtë”, tha Rama.
VERITAS.COM.AL/