Nga: Florian Çuni/

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryetari i grupit të PS, deklaruar se partinë më të re Bindja Demokratike e ka krijuar ish-kreu demokrat Sali Berisha.

“Na doli që unë paskam formuar Bindjen Demokratike. Pse e kam formuar unë Bindjen Demokratike dhe nuk e firmoi Saliu.  Pse?! Se e formova unë Bindjen Demokratike me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu? Ku ndryshon Astrit Patozi nga Saliu?! Në një pikë të vetme, ose më saktë nga Luli.

Luli bashkë me Saliun merrnin pjesë në afera të mëdha të qeverisë dhe Astriti vinte këtu dhe i bënte avokatin me duar në xhepa pa qenë asnjëherë në pushtet.

Astrit Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë, një çun për rrugë dhe një çun për zgjedhje dhe pastaj shohim ku të dalë”, u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana tjetre Balla tha se vet Patozi ka qen kreu i grupit të PD për 8 vite dhe kishte në dorë ndryshimin e partitokracisë nëse do ishte dashur, kështu Berisha ka futur Patozin pasi Basha dështoi, u shpreh Balla.

“Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën që të guxojnë të ngrenë dorë mbi procesin zgjedhor. Zgjedhjet nuk janë as të PS as të grupit demokrat qofshin këta demokratë të PD apo të Bindjes Demokratike. Qesharake të duket kjo historia që nënkryetari i PD Astrit Patozi sulmon sistemin politike në këtë vend për partitokraci.

Astrit Patozi ka qenë kryetari i grupi të PD për 8 vjet i ka pasur mundësi ti ndryshojë partitokracinë nëse do të kishte dashur. Ju nuk keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë ?! Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo e Astrit. Dështoi Luli ka futur Astritin. Puna juaj nuk është puna jonë”, deklaroi kreu i grupit socialist.

Balla përsëriti edhe njëherë se kush tenton të prishë procesin zgjedhor, do dënohet me 8 vjet burg.

“Kush hakërrehet nëpër sheshe apo rrugë se në Shqipëri nuk do të mund të zhvillohen zgjedhje, nuk ka më budallenj që të bëjnë burg  për Berishën dhe Bashën, për të dëmtuar qoftë një fletë votimi apo kuti votimi, e të shkojë të bëjë deri në 8 vite burg. Kush guxon të dëmtojë me dashje materialin zgjedhor dënohet nga 6 muaj në 5 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rëndë në mbarëvajtje dënohen nga 3-8 vjet”, tha Balla.

Veritas.com.al/