Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrjet e zërave të ndryshëm europianë për mbrojtjen e lumit Vjosa.
I pranishëm në prezantimin e tre ideve finaliste të konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama tha se qeveria nuk pranon leksione morale nga europianët, pasi sipas tij edhe ata kanë pasur lumenj të egër, por që i kanë ‘zbutur’ rrugës për qëllime të caktuara.
“Nuk ka asnjë vend, se bota është e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që e përshkon trupin e vendit. Nuk ka asnjë vend ne Europë sot që të ketë lumë të egër, gjë për të cilën shpesh herë kemi qenë të detyruar që t’u kujtojmë miqve europiane, që duhet ruajtur lumi më i egër.
Por patjetër që duhet ruajtur, por më parë që të na japin leksionet, duhet të kujtohen se të egër kanë qenë lumenjtë e Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që nuk kanë qenë për mbrojtjen e natyrës.
Ne nuk mund të mos e themi që leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot!