Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje sot nga Durrësi të nisë zbatimin e planit me 5 pika të PD për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

Rama shkruan me ironi në ‘Twitter’ se programi i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, ndërsa shton se Basha është pasagjeri VIP.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta reagon pas statusit të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se “programi i PD është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shprehet Meta.

VERITAS.COM.AL