“Turp kombëtar” i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë. Në takimin që pati me pensionistë, ku i prezantoi 7 pikat e paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se thirrje që dëgjoi në protesta “poshtë komunizmi” është një fyerje për të gjithë ata që kanë vuajtur realisht nga ajo kohë, e që nuk ka asnjë krahasim me atë që është panorama, teksa i mëshoi akuzave të tij, që ata që dalin në shesh nuk janë popull, por të nxitur nga ” njerëz që nuk njohin turpin’. Me këtë deklaratë, Rama la të nënkuptuar se këto njerëz janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, që paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.
“Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë”, tha Rama ndë të tjera.
Përballë pensionisteve, Rama ua bëri të qartë se nuk do të ulet taksa e karburantit, kjo sepse do të ndikonte në rritje të çmimit të energjisë, që që sipas tij nuk do e lejojë kurrsesi që pasojat të mos bien në xhepat e familjarëve. Në fund, pati edhe një mesazh për protestuesit.
“Atyre që dalin atje t’ua çojmë faturën reale dhe t’u themi paguajini, atëherë do iu dukej pompa e karburanti si biberon qumështi që do e thithnin me kënaqësi të madhe dhe s’do bënin asnjë fjalë”, përfundoi Rama duke njoftuar se do të ketë ndryshime në faturë e dritave.
“Në faturë do të vendoset edhe çmimi real që të kuptoni se sa paguan shteti”, tha Rama.