Kryeministri Edi Rama ka “përuruar” në rrjetet sociale stadiumin e ri të Kombëtares Shqiptare, i cili së fundmi ka marrë dhe emrin “Air Albania Stadium.”

Kreu i qeverisë i ka quajtur të përfunduara punimet në impiantin më të ri të futbollit, i cili mbrëmjen e së dielës do të presë kampionët e botës në fuqi për ta përuruar zyrtarisht.

Përmes një foto galerie në rrjetet sociale kryeministri e konsideron gati stadiumin dhe një investim që do ta gëzojnë brezat e tjerë.

Stadiumi i ri mori certifikimin ditët e fundit nga inspektorët e UEFA dhe është krahasuar nga disa media italiane me stadiumet më në zë në botë si “Wembley” dhe “Bombonera”.

Veritas.com.al/