Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Berati i është kundërpërgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.
Rama në Berat duke prezantuar kandidatin për bashkinë tha se me 30 qershor do të behën zgjedhje.
“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do humbin. Zgjedhjet me 30 qeshor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri dhe se ato kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”- tha Rama.
Duke folur edhe për dosjen 339 Rama shtoi: “Dosja 339 është një indicie. Përgjimet nuk i ka barë Bild. Ku i morën gjermanët përgjimet? Ne nuk kemi bërë payare për interesin kombëtar dhe ata e nxorën Shqipërinë rrugëve të botës. Ata nuk e duan drejtësinë njësoj për të gjithë. PS ka të meta por është në anën e duhur të historisë”.
Rama i quajti drejtuesit e opozitës një tufë e dëshpëruar që e duan Shqipërinë larg Europës.
Veritas.com.al/