![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/07/Screenshot_30-5.png)
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën sot pasdite.
Kryeministri do të udhëtojë drejt Athinës për një vizitë pune. Ai do të mbërrijë në Athinë në orën 19:30, ku do të zhvillojë një bisedë me politikanin grek, ish kryeministrin e Greqisë, George Papandreou.
Nuk dihet ende se çfarë është biseda që do të zhvillojë Rama me Papandreoun.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Rama në një kohë të shkurtër udhëton drejt vendit fqinj, ku më parë ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
VERITAS.COM.AL