![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2022/12/640-0-a07333ac74fd7857ed45ce9fd96c8527.jpg)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.
Gjatë këtij forumi, kreu i qeverisë shqiptar është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Në Stamboll, Rama shoqërohet nga zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkroi Rama në Facebook.