Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë ka zhvilluar një takim me kacelaren, i cili zgjati për 30 minuta. Rama thotë se Merkel është një mike e shqiptarëve, ndërsa tha se ajo ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt vendit tonë.
” Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel
#MikeeVërtetë🙏”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të vizitës së tij për të marrë një ‘Po’ nga qeveria gjermane, për çeljen e negociatave të Shqipërisë për BE.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një video ku shihet se Merkel e pret përzemërsisht Ramën, ndërsa më pas hyjnë së bashku në Kancelarinë Federale.
“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë, shkruan Rama ne videon që ka postuar ne ‘Facebook’.
VERITAS.COM.AL/