Shkarkimi i Ilir Metës është një rrugë që nuk do të ketë kthim pas për Partinë Socialiste, e cila do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta shkarkuar atë në bllok. Për emrin e presidentit të ardhshëm, qeveria do të konsultohet me PD edhe pse aktualisht nuk ka ende asnjë emër në mendje.
Duke e cilësuar si një personifikim të anti-ligjit dhe shkeljes hapur të Kushtetutës, kryeministri Edi Rama tha se ai është një turp për të gjithë shqiptarët dhe për vendin që të përfaqësohet nga figura e tij.
Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta është një personash grotesk dhe turpërues, që me largimin e tij përfundimtar do të bëhet edhe çminimi dhe çlirim i institucionit të Presidentit të Republikës. Gjithashtu kryeministri Rama shoi njëherë e mirë çdo dyshim se mes PS dhe LSI do të ketë ndonjëherë bashkëpunim në të ardhme, duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë as me Ilir Metën dhe as me partinë e tij.
“Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne nuk kemi ende një emër zëvendësues, por do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri”, tha Rama gjatë takimit që zhvilloi me deputetët e PS në Pallatin e brigadave
(vijon,… )