Kryeministri Edi Rama, që nga foltorja e Kuvendit, sot ka shprehur qëndrim të prerë ndaj kërkesës së Opozitës dhe protestës qytetare të nisur para dy muajsh për një “qeveri teknike’. Më vonë me kërkesën e opozitës është bashkuar edhe kryetari i LSI- aleate në qeverisje, Ilir Meta, i cili ka kërkuar “qeveri të besimit”.

Sot kryeministri Rama, përballë të dy alternativave ka dhënë përgjigjen se ‘nuk largohet’ nga qeveria derisa ‘të krijohet qeveria tjetër’- ka thënë ai.

Për të mbërritur në këtë përfundim strikt, me sa duket kryeministri është bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2013 ku koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet. Ai tha sot se “qeveria ka mandat nga populli’ dhe u shpreh se nuke dorëzon mandatin para kërkesës së opozitës për zgjedhje të lira.

Gjithashtu ai citoi edhe një pjesë të paragrafit të Kushtetutës ‘mbi qeverinë’ kur tha se ‘qeveria do të qëndrojë në detyrë deri në nisjen e punës së qeverisë së re’.

Mirëpo ky paragraf ka fuqi në kushtet normale, kur bëhen zgjedhje të besueshme dhe të pranuara nga palët.

Në rastin e tanishëm qeveria ka humbur besimin- sipas Opozitës dhe LSI- për të vazhduar më tej në rrugine  zgjedhjeve të tjera.

/Veritas.com.al/