Në përfundim të seancës kryeministri Edi Rama tha se ka gati padinë për Presidentin e Republikës.
“Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së Re Kushtetuese, për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e kushtetutës nga ana e presidentit, u detyrova të marr këtë vendim. Duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cenuar dhe nga ana tjetër nuk do të duhej të zgjidhej një tjetër ministër i Jashtëm për një periudhë të shkurtër.
Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljes nga ana e presidentit, pro edhe për rastin konkret. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht, në kushtet kur presidenti ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me traditën e asaj zyre dhe me të gjithë paraardhësit, pavarësisht se kanë qenë të një pale apo një pale tjetër. Askush nuk e ka bërë këtë më parë”, tha kryeministri Rama.
Veritas.com.al/