Takim me Conte për integrimin dhe marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me homologun e tij italian Giuseppe Conte. Pas takimit dy palësh, 2 Kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Temat kryesore të bisedimeve, siç kanë pohuar dy Kryeministrat, ka qenë vendimi i Këshillit Europian që vendosi të mos hapë negociatat për vendin tonë, çka u kundërshtua hapur nga Kryeministri Conte që e cilësoi si gabim historik.
Bashkëpunimi ekonomik si dhe bashkëpunimi për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës kanë marrë një tjetër hapësirë gjatë diskutimit mes Ramës e Contes.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e Ramës në Itali. Ndërsa Kryeministri Conte ishte në Tiranë në një vizitë 1-ditore dy javë më parë.
Veritas.com.al/