Kryeministri Edi Rama, ne nje interviste me Sokol Ballen ne Real Story, paralajmëroi mbrëmjen e së enjtes se Aleanca për Teatrin do të kthehet në partinë e re politike të Ilir Metës.

Ai shtoi se e gjithë lëvizja që si shkak ka gjetur shembjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt do të shndërrohet në aksion poltik.

Duke komentuar deklaratat e Metës paralelisht në një studio tjetër, Rama pati edhe një koment.

Presidenti më herët u shpreh se mund ta shpërndajë jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë. Por sipas tij, i mbetet popullit ta zbatojë dekretin.

Por Rama ironizoi duke e cilësuar këtë si një shfaqje të Teatrit të vjetër.

Veritas.com.al