Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në një qokë pranë gruas së deputetit kaq të përfolur Rrahman Rraja, e shtruar në spital për një sëmundje të rëndë.
Ai ka shprehur keqardhje për gjendjen e deputetit socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për dhunimin e një vajze.
Rama zbuloi edhe se gruaja e tij ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe deputeti i PS, ndodhet pranë saj, por shtoi se djali i tij, Rexhepi është atje ku duhet të jetë.
“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë një shtrati, të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Por si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër ai theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.
“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.
Veritas.com.al