Nga: L. Skiro/
“… po mos shpreso se do të rri mbuluar ajo pjesa që dimë ne të dy”, i tha sot kryeministri Rama opozitarit Basha.
Deri më sot kishte mbetur misterioze ‘e fshehta’ e supozuar mes kryeministrit Rama dhe opozitarit Basha. Të gjithë e kishin quajtur një ‘lugë çorbë e prishur’ (sipas një filmi me spiunë në socializëm) që hëngri Basha natën e 19 majit 2017 kur hyri në një dhomë të fshehtë me Ramën dhe që u quajt ‘Marrëveshja Rama- Basha”. Me gjithë betimet e stërbetimet e Bashës se ‘nuk kishte gjë more’, njerëzit nuk qenë budallenj që të mos kuptonin se mes Ramës dhe BAshëks u bë një marrëveshje që e rrënoi Opozitën
Që atë ditë Basha bën sikur bën opozitë, por nën një dirigjim të përditshëm. Loja e Bashës imponohet nga jashtë dhe ka për qëllim që ‘qeveria të duket se ka opozitë, por të mos lëndohet kurrë’.
Basha, në këtë beteje ka aktivizuar servilët, budallenjtë, perversët, lakenjtë…, vetëm demokratë jo. Mirëpo këta i dalin nga kontrolli nganjëherë, bëjnë edhe sms turpi mes njëri tjetrit, dhe Basha ‘jep llogari para regjisorit’ të marrëveshjes.
Nganjëherë dalin nga kontrolli edhe këta që kërcënohen për burg.
Nganjëherë ‘ushtarët’ bëjnë siç bën komandanti i Opozitës dhe gënjejnë për gjithçka.
Atëherë vjen kamxhiku i Ramës, dhe Basha mbledh bishtin e struket. Ja shikojeni si do të struket pas fshikullimit që i dha Rama sot.
E di si i tha Rama?
“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy“. (Twitter)
Kështu e nxori ‘misterin’ sot kryeministri.
Me siguri do të jetë ndonjë kërkesë e Bashës për tenderë, ose kërkesë që Rama t’í heqë qafe kundërshtarët në Partinë Demokratike…
Por tani ja ku jemi…
Veritas.com.al/