( Foto nga ELVIS BARUKCIC/AFP/Getty Images)/

 

Një depertim i më shumë se 20,000 migrantëve që përgatiten të kalojnë kufirin Bosnjë-Kroaci per në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është i afërt, sipas inteligjencës austriake, e cila paralajmëron se shumë janë “të armatosur”.

Përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në BE janë bere gjithnjë e më shume të guximshme dhe të fuqishme, me policë dhe emigrantë te paligjshëm të plagosur në disa përplasje që nga mesi i tetorit, kur qindra filluan te ngrene kampingje në kufi – sipas asaj qe raportohet pasi u është dhënë informacion i gabuar se Kroacia kishte vendosur të hapte kufijtë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mediat lokale raportojnë se grupet dërgojnë një numër të rinjsh dhe fëmijësh perballe vijës së policisë për të bërtitur “kufi i hapur, kufi i hapur”, ndërsa përplasjet shohin turma te të rinjve qe sulmojne policine dhe hedhin gurë dhe sende të tjera te forta .

“Kroatët janë duke u përpjekur me të vërtetë shume të trajtojnë këtë vetëm dhe kanë pozicionuar forcat speciale në këtë zonë”, por autoritetet në vendin ballkanik po përpiqen të përballen me zhvillimet shqetësuese në kufi, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme Austriake të raportuara nga gazeta austriake me e shitur Kronen Zeitung.

“Më shumë [emigrantë të paligjshëm] jane duke arritur – nuk ka më familje dhe veshtire se ka mbetur ndonje grua”,thuhet se burimet në departamentin e emigracionit të ministrise kane thene.

“Nëntëdhjetë e pesë përqind e këtyre emigrantëve që po përpiqen të thyejnë vijen kufitare janë të rinj, pothuajse të gjithë të armatosur me thika. Një polic kufitar gati është therur, “tha burimi, duke shtuar se” shumica vijnë nga Pakistani, por ka edhe shumë Iranianë, Algjerianë dhe Marokene “.

Sa i përket mirëmbajtjes së emigrantëve dhe kostove të përditshme të jetesës, burimet e ministrisë thanë se furnizimi i rezervave per masat e njerëzve ishte “mjaft i koordinuar”, duke raportuar se shumë prej tyre kanë qenë të pajisur me karta debiti me parapagim të siguruar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Sipas faqes së internetit të agjencisë së refugjatëve, karta të tilla u ofrohen emigrantëve si pjesë e “programeve të tyre për ndihmë të drejtpërdrejtë për të zhvendosurit” në bashkëpunim me Mastercard, i cili në vitin 2016 njoftoi se po shpërndante kartat e debitit me parapagesë për të siguruar emigrantët që udhëtonin drejt vendeve të BE përmes Serbisë me “lëvizshmëri, fleksibilitet dhe dinjitet”.

Ndërsa mediat kryesore kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur thashethemet se George Soros po ndihmon në financimin e emigracionit të paligjshëm në Evropë dhe SHBA, Mastercard njoftoi vitin e kaluar se po bashkëpunonte me miliarderin që mbështet kufijte e hapur ne iniciativen për të “nxitur dhe përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe social për … refugjatët dhe emigrantët “.

Në gusht, Breitbart London theksoi raportet e mediave lokale se aktivistët e kufijve te hapur ishin duke kërcënuar policinë Kroate, duke kërkuar që oficerët të mos i bindeshin urdhrave që kishin të bënin me mbrojtjen e kufijve të vendit ose përballeshin me presionin në rritje nga OJQ-të e huaja dhe nga konseguenca të mëvonshme qe do te ndiqej nga gojet e medias globale dhe i ashtuquajturi komunitet ndërkombëtar.

Veritas.com.al/