Një shuplakë e madhe vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën, me një raport të publikuar në mars 2025, me të cilin fundos ish-kryeministrin duke thënë se arritja kryesore e SPAK ishte marrja e tij e pandehur për aferën ‘Partizani’. Stafi i Donald Trump nuk i harron Berishës as shpalljen non grata në 2021.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” dhe atë të pastrimit të parave, ku vlerësohet puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Pikërisht, raporti është firmosur në muajin mars 2025, tashmë që Amerika është nën drejtimin e Donald Trump, për të cilin Berisha kishte shpresa se do t’i hiqte Non Gratën.

Por, përtej oqeanit, mesazhi vjen i qartë për ish-kryeministrin, për të cilin DASH thotë se u mor i pandehur për korrupsion, pasi pasuroi familjen e tij, ndërsa e cilëson në raport si një preson të futur në listën e zezë të SHBA. DASH vlerëson arritjet e SPAK dhe veç rastit të Berishës, thekson edhe marrjen të pandehur të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me këtë afer.

“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin”,- thuhet në raportin e DASH.

DASH bën të qartë që Shqipëria duhet të vijojë me zbatimin e reformës në drejtësi.

“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të viteve 2016 dhe 2017”, thuhet në raport.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *