Sot nisi viti i ri akademik në Shqipëri. Në shumë universitete të vendit vihet re një firo e madhe e studentëve. Në Universiteti e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” degët e studimit, që kanë interes të lartë janë infermieria, fiskultura dhe infermieri-mami.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, thotë se dega e historisë dhe gjuha frënge nuk kanë pasur interes. Konkretisht në degën e historisë është vetëm një student i regjistruar, nga 40 kuota të lira.

“Degët më të preferuara janë infermieria, e përgjithshme, infermieri-mami, fizioterapi dhe fiskultura dhe nuk kanë vende të lira.  Ajo që bie në sy ka shumë pak interes për historinë dhe në gjuhën frënge.  Këtë vit në degën e historinë  është regjistruar vetëm një studentë, nga 40 kuota të përcaktuara”, raportoi gazetari Simon Shkreli.

Një program i ri, i cili është hapur në Shkodër dhe ka pasur interes të lartë lidhet me Shkencat e Ushqimit. Kjo risi duket se ka joshur  studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Gazetari i ABC News thotë se në Universitetin e Shkodrës janë afërsisht 1000 vende të lira.