Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca pasi ditët e fundit në media janë akuzuar nga eksponentë të opozitës se janue të paguar që të favorizojnë kryeministrin Edi Rama.

Varhelyi më tej thotë se reforma në drejtëi në Shqipëri është thelbësore dhe nuk duhet të ngadalësohet pavarësisht presionit.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme.

Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit të Ballkanit Perëndimor Calavera Ruiz dhe Ambasadorit Luigi Soreca.

Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të vonohen ose ngadalësohen, pavarësisht presionit”-shkruan Varhelyi.

Pak ditë më parë Sali Berisha dhe mediet pranë opozitës sulmuan ashpër drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është gjithashtu edhe drejtuese e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Sipas tyre, ajo ‘është blerë nga Rama me lekët e drogës’. Edhe presidenti Ilir Meta pas kesaj perkrahu akuzen kunder zonjes Calavera.

Por, reagimi i Brukselit zyrtar është një shuplakë e rëndë për Berishën dhe Ilir Metën, pasi i pari doli personalisht me emrin e vet për të sulmuar Calaverën, ndërsa i dyti është autori i një shkrimi në një portal anonim që përdoret prej kohësh nga presidenti dhe LSI, për të sulmuar reformën në drejtësi.

VERITAS.COM.AL/