Këtë të shtunë, Sali Berisha kulmon përpjekjet e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton po zhvillojnëatë që e quajnë referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha. Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.
Votimi ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe dhe do të vijojnë deri në orën 17:00. Votimi kryhet me kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë, ndërsa për ata të cilët nuk kanë kartë anëtarësie dhe as nuk i gjendet emri në listë, votojnë vetëm me kartë identiteti nga i merret shënim emri, ndërsa pas votimit, të dhënat e tyre do të futen në kutinë e votimit.
Deri më tani situata paraqitet e qetë. Në Sarandë, votimi ishte parashikuar të kryhej në degën e PD, por dera e zyrës është e kyçur dhe për pasojë votimi po kryhet jashtë.
Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
Tipike e ketij referendumi, si kurre here tjeter, eshte se po votohet me karta a pa karta anetaresie, ne ndonje qender te PD, ose edhe ne bar- kafe e ne rruge